Meta takon kryetaren e OSBE-së: Përpjekje dhe angazhim për krijimin e një rajoni më të sigurt për të gjithë

Shqipëria

Meta takon kryetaren e OSBE-së: Përpjekje dhe angazhim për krijimin e një rajoni më të sigurt për të gjithë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:39
Pamje nga takimi

Presidenti Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ann Linde.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë roli, përpjekjet dhe angazhimi me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

Meta e ka falënderuar Linde për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

MESAZHI I METËS

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat