Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith, është takuar sot me Kryeministrin Edi Rama.
Në një postim që ka bërë në rrjeter sociale, ku dhe ka ndarë foto nga takimi, King-Smith, ku shkruan se qëllimi i përbashkët është bashkëpunimi në sektorët prioritarë,reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsim.
Ai thotë se Britania është e angazhuar që angazhuar që të rriten dhe të forcohen marrëdhëniet në mundësitë bilaterale dhe sfidat globale.
“Nderi për të diskutuar me Kryeministrin Edi Rama, qëllimi ynë i përbashkët i fuqizimit të bashkëpunimit në sektorët prioritarë: reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi. Ne jemi angazhuar që të rriten dhe të forcohen marrëdhëniet mes vendeve në mundësitë bilaterale dhe sfidat globale.”- shkruan ai në Twitter.