Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë me lajmin e publikuar në media për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshën të Policisë Ardi Veliut.
Në reagimin e e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen.
Postimi:
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”.