Makina përplaset me murin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Shqipëria

Makina përplaset me murin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

2 të plagosur kanë mbetur gjatë një aksidenti të ndodhur në Durrës pak më parë.

Informacion paraprak

Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe  pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat