Ndërsa po mbushen dy vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, në Durrës ka ende familje që nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me apartamentet e tyre.
I tillë është edhe rasti i një pallati në lagjen 12 të qytetit bregdetar.
Në këto rrethana, përfaqësitë e familjeve kanë kërkuar shpjegime edhe në bashkinë e Durrësit, por deri më tani askush nuk u ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e pezullimit të punimeve, ndërsa nuk kanë përfituar as bonuset e qirasë.
Pallati në lagjen 12 nuk është i vetmi në Bashkinë e Durrësit që ende nuk është riparuar. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Këshilli Bashkiak vendosi prishjen e disa shkollave të cilat u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë.