Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me kompanitë po punojnë për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike, theksoi zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediet.
“Po punojmë për të pasur akses të vazhdueshëm në tregun ndërkombëtar për të blerë energji.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove”, u shpreh Ahmetaj.