Ka filluar protesta e qytetarëve kundër rritjes së çminimeve.
Qytetarët janë grumbullor para kryeministrisë, duke shprehur indinjatën e tyre për rritjen e çmimeve të bukës, ushqimeve të shportës, karburantit dhe energjisë.
Një incident i vogël ka ndodhur në protestë. Aktivistë të shoqërisë civile nuk kanë lejuar një protestues i cili ishte mbuluar me flamurin e Partisë Demokratike në supe, duke i kërkuar që të largohet, pasi nuk duan sipas tyre që të politizohet protesta.
'Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën'- ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.