Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha ndalet këtë të mërkurë në Gjirokastër.
“Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, zhvillohet në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës.
Më herët Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe në Shkodër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.
Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.