Eksperti i ekonomisë: Duhet të bëhen hetime nëse ka abuzime në rritjen e çmimeve

Shqipëria

Eksperti i ekonomisë: Duhet të bëhen hetime nëse ka abuzime në rritjen e çmimeve

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:28
Mateo Spaho

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho thotë se është fakt tashmë, që ka një rritje të çmimeve dhe kjo reflektohet edhe në tregjet ndërkombëtare.

Në studion e “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, z. Spaho thekson se autoritetet duhet të hetojnë nëse rritjet e çmimeve në Shqipëri janë të justifikuara si pasojë e tregjeve të huaja apo kjo rritje shkon më shumë se kaq.

“Ka një aspekt të rritjes së çmimit që është ndërkombëtare, është në bursën ndërkombëtare dhe nuk ke çfarë t’i bësh kësaj. Por, çfarë duhet ti të bësh, është të hetosh nëse me justifikimin ose me arsyen e rritjes së çmimit ndërkombëtar të lëndëve të para vërtetohet apo jo kjo rritje çmimi apo rritja e çmimit është më i lartë”, tha ai.

Ai shton faktin se nëse kompanitë kanë rezerva për dy apo tre muaj, nuk ka asnjë arsye logjike, që t’i rrisin sot çmimet e ushqimeve.

“Nëse kompanitë kanë dy muaj rezerva, atëherë këto rezerva janë blerë dy apo tre muaj përpara. Nuk ka arsye pse çmimi të rritet sot”, shtoi  Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat