Ndërsa ka qëndruar indiferent ndaj zhvillimeve të brendshme në PD, kryeministri Edi Rama "ia përplasi' në fytyrë kreut të PD-së Basha krisjen me liderin e partisë teksa ai e akuzoi për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid dhe stisjen e krizës së energjisë.
Rama: Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse do të vazhdoni të përsërisnin të njëjtën gjë pa pushim duke i bërë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja ju dhe nuk jam unë që duhet t'ju inkurajoj të rishikoni zgjedhjen tuaj. Aq më pak në këto kushte kur jeni në një garë kush është kukulla, kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull as peng.
Faktet janë fakte.Mund tu thoni shqiptarëve çfarë të doni por urtësia dhe mençuria e një populli ka një barometër ditën e gjykimit. U bënë pesë ditë gjykimi rresht ku populli ju thotë: Ej, këta nuk janë më të mirët por ju ta harroni me këto mend që keni!