SHKBB arreston dy punonjësit e burgut të Reçit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Mario Laloshi dhe Arnaldo Hoxha dyshohen për veprën penale të korrupsionit. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” të datës 5 tetor, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit Martin Tushe, i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç të Malësisë së Madhe.
Mësohet se vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.
Kujtojmë se dy ditë më parë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pezulloi nga detyra dy zyrtarët.