Në “foltoren” e mbajtur dje në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha aludoi për një takim sekret mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në Lubjanë të Sllovenisë.
Sipas analistit Mustafa Nano ata janë takuar dhe herë të tjera dhe kanë bërë dhe marrëveshje, por ai beson që marrëveshje mund të bëhen, por jo në këtë moment
“Nuk do ishte asgjë e keqe. Ne merremi për 30 vite me radhë me insinuata. Nëse takohen le të takohen s’ka asgjë të keqe, janë shqiptarë.
Ata janë takuar dhe herë të tjera dhe kanë bërë dhe marrëveshje, por unë besoj që marrëveshje mund të bëhen, por jo në këtë moment”, tha Nano për MCN Tv.