Dy politikanë të njohur nga PS-ja, SHBA do t’i shpallë persona “non grata” / Vjen reagimi i fortë nga qeveria

Shqipëria

Dy politikanë të njohur nga PS-ja, SHBA do t’i shpallë persona “non grata” / Vjen reagimi i fortë nga qeveria

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:58
Edi Rama

Deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar lajmin nga mediat se dy deputetë socialistë do të shpallen “Non Grata” nga Amerika.

Koçi theksoi se PS nuk do të bëhet mburojë e askujt që ka probleme me drejtësinë dhe automatikisht do të përjashtohet deri sa të dalë vendimi përfundimtar i Gjykatës.

“Kush ka probleme me drejtësinë duhet ta përballojë vetë, PS nuk është mburojë e këtyre individëve deri sa të mbarojë proceset gjyqësore. Nëse dalin fajtor ata do të përjashtohen, nëse jo ata rikthehen në anëtarësinë e PS. Ajo që vlen të përmendim është se Basha nuk ka bërë veprim prej lideri duke e përjashtuar, sepse këtë duhet ta bënte në momentin kur mori vesh vendimin e DASH. Ose sic thotë ka fakte për Berishën. Basha nuk ka qenë alternativë për Berishën si e ka drejtuar PD, ajo që kemi parë, Berisha vepron për interesat personale, nuk e vret mendjen për PD. Ai po bëhet gati që nëse drejtësia vepron mbi të ai do të ngrejë anëtarë të PD. Po të ishte për interesin publik, në momentin kur ndodhi vendimi i Amerikës ai mund të shmangej nga politika, nuk e bëri këtë dhe u katandis duke u përjashtuar nga Basha i cili nuk është zgjedhur vetë por e ka zgjedhur Berisha. Basha dhe Berisha kanë një luftë personale mes dy palëve. Berisha ka qen gjithë jetën autokrat, një njeri me diktat të padiskutim që përjashtonte vendimet alternative dhe në këtë moment shfaqet si një mendim ndryshe ndaj PD”, tha Koçi.

Kujtomë se u raportua nga mediat se Lefter Koka dhe Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat