Jozefina Topalli nuk u shfaq krah Sali Berishës në ndalesën e Shkodrës gjatë turit të “Foltoreve” të tij, që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD.
E pyetur për këtë qëndrim, ish-kryeparlamentarja u shpreh se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt
Ajo tha se qëndrimet e saja ishin aty.
“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.