Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma u shpreh se tregu shqiptar nuk bazohet në normat e konkurrencës, pasi është i kapur nga oligarkët.
Ajo tha se kryeministër pra se fakti të ndodhë, del edhe shpall fatkeqësinë, duke bërë që bizneset të rrisin çmimet pas deklaratës së tij.
Duma: Tregu shqiptar nuk bazohet në normat e konkurrencës. Diku është i kapur i oligarkët dhe diku lëvrojnë disa të vegjël nga ajo që ka mbetur. Kur një kryeministër, pra se fakti që të ndodhë, del edhe shpall fatkeqësinë, bën që bizneset të rrisin çmimet. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë nuk ka ardhur ende. Ai e nisi logjikën që do të bëhet diçka për familjet në nevojë, nga ana tjetër, reformë strukturore sa i takon energjisë elektrike në vendin tonë nuk ka pasur.
Kur thonë se energjia shitet sepse nuk mund të mbahet stok, është një justifikim i vogël para logjikës së korrupsionit. Kjo është kutia e Pandorës, sepse ata thonë se nuk është mall që mbahen në magazinë dhe gjoja e kanë shitur se aq ka qenë tregu. Ky është një sektor me shumë pika të errëta korrupsioni. Prandaj duhet parë mënyra se si është shitur dhe faturuar energjia elektrike. Kur qeveriset çdo gjë që është në botë mirë, thuhet se nuk i kanë në referencë ata. Kur vjen puna që të krahasohemi me rajonin, thonë se nuk jemi për krahasime për ata. Kur vjen puna për të parë elementin e parë që çon në rritje çmimi, ne menjëherë themi se ka ndodhur në Evropë.
Duma shtoi se Shqipëria prodhon sot ka potenciale prodhimi, sidomos bujqësia, aq sa për shportën bazike që të mos jemi të varur nga importi.
Duma: Shqipëria prodhon sot ka potenciale prodhimi, sidomos bujqësia, aq sa për shportën bazike që të mos jemi të varur nga importi. Ata që e prodhojnë e hedhin në rrugë. Ne kemi propozuar uljen e TVSH-së në 6%. Përfaqësuesit e qeverisë thanë se një propozim i tillë është parë që një ulje e tillë nuk i ka shkuar qytetarëve, por bizneseve, sepse nuk ka fuqi monitorimi. Por kur taksat shkojnë në shtet ato shkojnë për PPP-ra, kështu së paku të rrinë në xhepat e bizneseve dhe qytetarëve.