“Tradhtar apo me kontribute” Naço: LSI dështoi me sukses, prandaj u bashkova me PS-në

Shqipëria

“Tradhtar apo me kontribute” Naço: LSI dështoi me sukses, prandaj u bashkova me PS-në

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:31
Nasip Naço

Deputeti i PS-së dhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço u shpreh se është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS-së sepse kanë kërkuar simpatizantët e LSI-së.

Rama: Ju si kryetar i Komisionit të Sigurisë jeni aty për kontributet që keni dhënë apo për shkak të tradhtisë?

Naço: Unë me ndërgjegje kam kandiduar për PS-në. Pas disa eksperimenteve të dështuara të LSI-së, nuk e pashë me arsye që të dështoja me sukses. Unë jam rreshtuar me PS-në sepse me ka kërkuar edhe elektorati LSI-së që të kaloja te PS-ja.

Njerëzit shpresojnë te shteti dhe një arsye është edhe rendi kushtetueses. Prandaj tani e lidhin me policinë. Polica çdo vit ndryshuar për më mirë në shërbim të qytetarëve. Për policinë duhet të jenë edhe institucionet e tjera dhe qytetarët. Ata duhet t’i dalin në krah kur bën punë të mirë, dhe ta denoncojnë kur ajo bën shkelje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat