Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kreu i qeverisë ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë fakt dhe kërkojnë se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.
Rama shprehet se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.
“Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e vendeve”, ka thënë Rama.
Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.
“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën”, ka theksuar Rama.