Shkarkohet gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha. Vendimi u mor ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hoxha, e cila iu nënshtrua vetingut në të tre kriteret, u gjet me probleme vetëm në kriterin e pasurisë.
Trupa që mori vendimin kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegun.
Gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se Hoxha kishte një bilanc negativ prej mbi 7 milion lekësh. Bilanci negativ varej kryesisht nga një hua prej 60 mijë eurosh marrë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011.
Hoxha ka një karrierë prej 25 vjetësh në gjyqësorë. Ajo ka filluar detyrën si ndihmës gjyqtare dhe kancelarë në gjykatën e Dibrës dhe në vitin 2011 është transferuar në kryeqytet.