Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë, njësia administrative Trebinjë.
Sipas informacioneve, 42 vjeçari, Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë.
Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetëvarje.
Mësohet se nuk kishte probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.