Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Enno Bozdo, thotë se është i pafalshëm për qeverinë menaxhimi i rezervave, në kushtet kur kriza energjetike është paralajmëruar prej muajsh. Bozdo tha se shumë shpejt qeveria do të shpallë rritjen e çmimit të energjisë.
“Në prill kaskada e Drinit ishte e mbushur plot.
Nëse kriza do të ishte e paparashikueshme, e justifikoj manovrimin me rezervën energjetike. Digat tona janë me cikël 1-vjeçar. Në rastin konkret që në mesin e marsit, çmimi i energjisë ishte dyfishuar. Që në mesin e marsit kishte parashikime që me ardhjen e shtatorit, ekonomia do të rigjallërohej dhe me ndryshimet e reja sa i përket centraleve bërthamore dhe ligjeve të BE për karbonin do të bënte që çmimi i energjisë të rritej.
Fakti që kryeministri shpall rritjen e çmimeve pa e lënë rregullatorin të flasë. Shumë shpejt OSHEE do të dalë me kërkesë për rritje dhe ERE do ti thotë po”, tha Bozdo për MCN Tv.