Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama ka marrë një mandat të tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje.
Sipas tij, mori vetë vendimin për përjashtimi ne Berishës sepse donte të shpëtonte karrigen e tij, ashtu sikurse bëri me humbjen e zgjedhjeve.
Berisha: Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë, sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Sepse kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar, humbe zgjedhjet, mirupafshim. Ish-kryetari aktual kalon nga humbja në humbje dhe nuk kujtohet se ai duhet tu hapë rrugën të tjerëve që të shkojmë drejt fitores.
Në një akt të pa shembullt, Basha tha se vendimin për përjashtimin tim e mori vetë, kur nuk mund ta merrte vetë, sepse këtë gjë e kishte në dorë këshilli kombëtar. E mori vetë këtë vendim sepse donte të shpëtonte karrigen e tij. Njëlloj veproi edhe me zgjedhjet, i shpalli masakër pasi i humbi, në vend që ta denonconte te ndërkombëtarët.