Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për të sunduar qytetarët.
Ai tha se kaskada e Drinit është zbrazur në mënyrë më të papërgjegjshme, duke e çuar në kuotat e bllokimit të energjisë dhe duke e shitur 50% më të ulët të tregut.
Berisha: Rama shpalli krizën të terrorit. Ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për të sunduar qytetarët. Ai alarmoi njerëzit një javë më parë me krizën që do të kaplojë Shqipërinë. Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij, sepse ka qenë ndër vitet më të mbara të Shqipërisë në raport me energjinë. Në gusht, kaskada e Drinit ka qenë në maksimum.
Berisha: E gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj, Bashës
Ai zbrazi kaskadën në mënyrë më të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të energjisë, duke e shitur 50% më të ulët të tregut. Krizën, nuk e kemi nga gazi, se ne nuk përdorim gaz, sepse nuk ka peshë në vendin tonë, por e kemi nga Edi Rama dhe ministra e tij që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Vetë thirrja e tij ishte apel për të rritur çmimin.