Avokati: Rama do bëjë gjëra të çuditshme! Urdhri që ka marrë nga jashtë

Shqipëria

Avokati: Rama do bëjë gjëra të çuditshme! Urdhri që ka marrë nga jashtë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:49
Edi Rama

Avokati Altin Goxhaj, u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka vaksinimin me detyrim dhe nuk pranon test PCR për studentët.

Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama është shfaqur në fotografinë me Soros si i nënshtruar dhe pritet të bëjë gjëra të çuditshme si vaksinimi i 600 mijë fëmijëve.

“Në Shqipëri nuk lejohet më që ti të jesh student vetëm me test PCR, është i pari vend në Europë që aplikon këtë standart. Është njëlloj sin ë kohën e stalinizmit me leninizmin. Të gjithë u bënë liberal ne ngelëm stalinistë dhe Rama nuk do që ta bëjë këtë gjë, por po e bën nga halli. Unë e kam nxjerrë këtë tezë që ditën e parë.

Ditën që ka qenë Rama në OKB ka mbajtur një fjalim të çuditshëm, askush se priti, tha që në një vend si Shqipëria që ka 25% të vaksinuar me një dozë dhe 22% me dy doza dhe ai premtoi që për 6 muaj do bënte gjithë Shqipërinë. Por pse e bëri këtë? Sepse një ditë më parë ai takoi Sorosin dhe një një amerikan ka shpjeguar gjuhën e trupit të tij dhe shpjegon një fotografi nënshtrimi, një fotografi pengu. Dhe unë që atë ditë kam thënë që Rama do bëjë gjëra të çuditshme për të nisur procesin e vaksinimit të 600 mijë fëmijëve sepse ky është urdhër nga jashtë”, tha Goxhaj në MCN TV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat