E gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha u shpall muaj më parë si person "Non-Grata" nga SHBA-ja. Ky ishte vendimi i marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili bëri publik atë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë e prerë në zbatimin e këtij vendimi duke i kujtuar të PD-së që të shkëputet nga Berisha ka publikuar një tjetër vendim.
DASH ka dërguar në kongresin amerikan raportin me listë e persona të përcaktuar si njerëz të futur në listën e zezë të SHBA-ve, duke iu refuzuar hyrja në SHBA.
State Dept report to Congress regarding those designated for significant corruption https://t.co/EslqUAbbKq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 8, 2021
"Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me ata të përcaktuar për korrupsion të rëndësishëm", shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.
Vendimi i DASH u shpall më 19 maj të këtij viti duke shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.
Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që njoftoi muaj më parë se se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.
Blinken doli me arsyetimin se korrupsioni i Sali Berishës minoi demokracinë shqiptare. Shpallja non-grata nga SHBA, solli edhe përjashtimin e tij nga grupi i PD, vendim i marrë nga kryetari Lulzim Basha.