Një incident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në rrugën ‘Ibrahim Dervishi’.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka ‘përfunduar’ duke dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje aty pranë.
36-vjeçari mësohet të jetë larguar menjëherë nga vendngjarje, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.