Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes që dëgjojmë të bëhet shpesh mes shqiptarëve: Pse paguajmë kaq shumë për naftën kur naftë prodhojmë vetë?
Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar për planin e shpëtimit nga kriza e energjisë, Rama tha se nafta që prodhon Shqipëria është e pamundur të përdoret për automjetet.
“Naftën nuk e përdorim për makinat tona, se është naftë e rëndë, dhe dërgohet jashtë për elementë të tjerë kryesisht bitum,” shtoi kryeministri.
"Nga ana tjetër në e blejmë shtrenjtë sepse jemi në nevojë kur ka thatësirë. Unë s'jam këtu për të bërë sikur nuk ju dëgjoj as kur thoni se ne e prodhojmë vetë naftën dhe s’kemi pse e blejmë, por jo.
Shqipëria nuk e prodhon dot naftën që konsumon. Në çmimin e naftës që ju blini është brenda taksa e qarkullimit të cilin në rajon e paguajnë veçmas, dhe ajo e karbonit sepse vendin nuk e ndotin as fëmijët e as pensionistët, por mjetet," u shpreh Rama.