Moti sot deri në orët e pasdites parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.
Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/10/auto_244768728_1263832547389415_5631530751024618294_n1633841706.jpg)
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona.