Një 25-vjeçar nga Bagdati, Irak, është arrestuar nga policia e Korçës me akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike."
Bëhet me dije se shtetasit M. A., 25 vjeç, banues në Bagdat, Irak, në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare dhe "FRONTEX-", kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi.
Iu gjetën 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.