SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi që u vu në pranga.
Mësohet se për Gëllçin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, SPAK kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ish-drejtori i RTSH-së pritet të dalë para gjykatës për seancën paraprake ku dhe do të njihet me masën e sigurisë.
Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: J.Tapia, A.Malaveci dhe E. Muraj.
Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.