Një event i organizuar nga ambasada britanike në Shqipëri, për premierën e filmit “No time to Die”, ka bërë bashkë disa figura të politikës, showbizit dhe të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
E pranishme në këtë event ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Gjithashtu edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtori i ri i Policisë Gledis Nano.
Në këtë event kishte një përfaqësues edhe nga familja e kryeministrit Edi Rama, djali i tij i madh Greg Rama.