Deputeti i PD-së në Lushnje, Saimir Korreshi i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta për realitetin e hidhur, ka publikuar sot një pamje skandaloze të një qendre shëndetësore në fshatin “Barbullinjë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi bën me dije se në atë qendër shëndetësore punonin 2 infermierë dhe se kjo ishte pamja e vërtetë e shëndetësisë, jo ajo që thuhet në parlament.
“Qender (Stalle) Shendetesore ne Barbullinjë punojne 2 infermier ketu.
Ama ne parlament shendetsia kish arritur majat. Kjo eshte kartevizita per ne Europe.”, shkruan Korreshi.