“Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha rikthehet ditën e martë (12 tetor) dhe do të mbahet në qytetin e Kukësit.
Ka qenë vetë Berisha që përmes një postimi në Facebook e ka lajmëruar një gjë të tillë, duke theksuar se takimi do të nisë në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës.
Berisha po ashtu bën thirrje që demokratët e këtij qyteti të marrin pjesë dhe shton se vetëm të bashkuar mund të fitohet.
Berisha: Ditën e marte me datën 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kulturës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit te marrin pjese. Vetëm te bashkuar fitojmë!