Kriza e energjisë/ Ish-ministri: Ka prekur të gjithë botën, efektet negative sapo kanë nisur

Shqipëria

Kriza e energjisë/ Ish-ministri: Ka prekur të gjithë botën, efektet negative sapo kanë nisur

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:52
Anastas Angjeli

Ish-ministri Anastas Angjeli, foli sot për “Breaking” në Top News për krizën energjetike që do të mbërthejë vendin.

Sipas Angjelit, kriza nuk është vetëm shqiptare, por ka prekur të gjithë botën dhe se të gjitha vendet do përballen me të.

Angjeli shtoi se qeveria i ka bërë llogaritë mirë për të mos ndërprerë energjinë elektrike si dhe të kompesojë familjet në nevojë.

“Kjo krizë që ka trokitur nuk është një krizë shqiptare, ka prekur të gjithë botën. Shikoni dhe shtetet evropiane, kanë reaguar njësoj, është krizë e tregjeve globale. Rënia e prodhimit të naftës, pandemia kanë luajtur rolin e vet. Kemi dhe një luftë tregtare globale në çështjen e energjisë, dhe konsumi i energjisë është rritur jashtëzakonisht shumë me zhvillimin teknologjik. Po të ishte interneti shtet, do ishte vendi i tretë që përdor më shumë energji, pas SHBA-së dhe Kinës. Kjo shpërtheu dhe po godet të gjitha vendet,” tha Angjeli.

200 mln euro nga OSHEE është zgjidhja e duhur?

“Qytetarët janë të shqetësuar për çmimin e naftës dhe të energjisë. Skema që po përdor qeveria për përballjen ka 2 qëllime: Të garantojë furnizimin me energji të pandërprerë qytetarët si dhe të ndihmojë qytetarët në nevojë. Kryeministri i dha me shifra se sa janë familjet që duhen ndihmuar, kështu që llogaritjet janë bërë të sakta.  Është llogari e menduar mirë fondi 100 mln euro,” u shpreh ish-ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat