Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e shiu të rëna gjatë natës kanë shkaktuar disa probleme në disa akse rrugore në vend.
Kështu,
ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Grupet e patrullimi të ARRSH-së kanë bërë pastrimin e akseve në kohë duke lejuar qarkullimin e mjeteve.
Po ashtu, edhe kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve rrugore në mënyrë që të mos ketë problematika.
ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.