Meta takim me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias/ Kushtet e gazetarëve profesionistë të mos cenohen

Shqipëria

Meta takim me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias/ Kushtet e gazetarëve profesionistë të mos cenohen

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:33
Foto nga takimi

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.
Meta bën me dije se gjatë takimt theksoi se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë.

Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike. 

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri”, shkruan Meta.

Më tej ai thekson se “Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat