Disa qytetarë që banojnë në zonën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë raportojnë se rrëshqitjet e dheut po u rrezikojnë shtëpitë.
Një qytetare që denoncon rastin në “Ti Raporton”, shprehet se “mund të ndodhë një katastrofë natyrore, nëse nuk merren masa urgjente”.
Sipas saj, kjo problematikë vjen si pasojë e gërmimeve që kanë bërë banorët, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë më poshtë në kodër.
“Në disa shtëpi ka rënë gjysma e oborrit. Është e gjithë kodra që po rrezikohet. Na janë çarë shtëpitë nga brenda”.
Ajo thotë se janë ankuar në Njësinë numër 2, por “na thanë që duhet shumë investim”.