Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar sot për deklaratat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili foli për atë që ai e quante “tregti kuajsh” ose “pazar”, që sipas tij, kryeministri Edi Rama i ofron Partisë Demokratike.
I pyetur nëse i ka “ofruar PS, Partisë Demokratike reformën territoriale në shkëmbim të votave për zgjatjen e afateve të vetingut”, Balla iu përgjigj gazetarëve se nuk ka asnjë “pazar” dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet.
“E konsideroj cështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë që ka procesi i vetingut, i cili deri tani ka ecur tejet mirë.
Do propozoja askush prej nesh mos e politizojë, ta mbajmë si cështje tejet teknike, si nevojë e vijueshmërisë së reformës historike në drejtësi.
Dua t’u garantoj që nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të vecantë ku secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon“, tha Balla.
Pyetje: Në PD ka një debat kryesisht me aktorë Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin që thotë se PS jep në shkëmbim të votave të vetingut në kushtetutë reformën territoriale. A ka një ofertë të tillë nga ana e partisë suaj?
Përgjigja e Taulant Ballës: Dua të sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë dhe me dy insttitucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amendamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të komisionit të përkohshem të kualifikimit. Në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj i cili të jetë gati për të filluar prcedura parlamentare.
Ju e dini që një amendament kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por shkon edhe në 60 ditë dhe si i tillë kjo do kërkojë shumë punë.
E konsideroj cështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë që ka procesi i vetingut, i cili deri tani ka ecur tejet mirë.
Do propozoja askush prej nesh mos e politizojë, ta mbajmë si cështje tejet teknike, si nevojë e vijueshmërisë së reformës historike në drejtësi.
Dua tu garantoj që nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të vecantë ku secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.
Për çështjet e tjera do vijojmë ta themi e ta rishprehim gatishmërinë tonë për të qenë në mënyrë vijese të hapur për të diskutuar pa rezerva cdo cështje që mund të vija nga opozita në Kuvend.