Deputetja e PS Mimi Kodheli, është rizgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Lajmin e jep kolegia Etilda Gjonaj, e cila shkruan se Kodheli është rizgjedhur si përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në këtë detyrë.
“Shumë suksese Mimi Kodheli për rizgjedhjen unanime në pozicionin e zëvendës Presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Krenare për rizgjedhjen tënde si përfaqësuesja e parë në këtë detyrë”, shkruan Gjonaj.
Kujtojmë se, Mimi Kodheli zgjidhet për herë të dytë në këtë pozicion pasi edhe një vit më parë e ka marrë këtë detyre!