Shkarkimi i Nokës/ Hoxha: Basha ‘krye-llumi’ i partisë, shumë deputetë do i bashkohen ‘foltores’ së Berishës

Shqipëria

Shkarkimi i Nokës/ Hoxha: Basha ‘krye-llumi’ i partisë, shumë deputetë do i bashkohen ‘foltores’ së Berishës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:34
Indrit Hoxha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar vendimin e një dite më parë të kreut të PD-së Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi.

Në një intervistë për Ora News, Hoxha shprehet se vendimet që merr Basha tashmë nuk i habisin, ndërsa shton se pas Berishës, Basha bën shkarkime për shkak të  frikës që e ka zënë.

Indrit Hoxha: Asnjë lloj vendimi që çdo natë merr Basha, nuk na habit më. Kjo që pas përjashtimit të Berishës. Shkarkimet e tjera Basha i bën për shkak të frikës që e ka zënë dhe është ngujuar në zyrë për gati rreth një muaj. Mund të jetë i vetmi Kryetar opozite në botë që pasi ka humbur 4 herë zgjedhjet nuk del dot të takojë anëtarësinë e PD, por as qytetarët që ngrihen në protestë nuk e presin më Kryetarin e opozitës. Basha ka humbur reputacionin. Vendimet e tij janë gjithmonë personale. Përpara Nokës është hequr dhe Bylykbashi.

Ai thotë se Basha është ‘krye llumi’ i partisë, ndërsa thekson se kryetari i opozitës i ka futur një thikë pas shpine të përndjekurve politik, duke vendosur në krye të partisë Jonila Godolen që sipas ti nuk ka lidhje me shtresën e të përndjekurve.

Indrit Hoxha: Të gjithë ata që kanë dinjitetin që t’i thonë gjërat ashtu siç janë, Basha nuk i do afër këta njerëz dhe mundohet t’i largojë. Kjo është arsyeja pse Berisha ka nisur turin e tij të foltoreve. Ky i ka futur një tjetër thikë pas shpine sidomos të përndjekurve politik brenda PD. Ka emëruar në krye të departamentit një person që nuk ka asnjë lidhje me shtresën e të përndjekurve. Vjen si vajza e një ish-funksionari të lartë të partisë komuniste. Basha është kryellumi i PD, po e shkatërron partinë, nuk janë demokratët as  qeverisjen e PD. Në 30 vite biem dakord që në qeverisjen e Berishës janë bërë realizime.

Hoxha thotë se shumë deputetët të tjerë do i bashkohen foltoreve të Berishës, ndërsa shton se Basha ka interesa  personal në Partinë Demokratike.

Më tej Hoxha thotë se Basha ka çështje të hapura me drejtësinë amerikane.

Indrit Hoxha: Basha ka pasur një sinjal për deputetët por harron se PD është krijuar si partia e lirisë. do të ketë shumë deputetë do i bashkohen foltores së Berishës. Pothuajse të gjithë baza  e PD i është bashkuar foltores.

Basha ka interesa personal në PD. Nëse ka sot një politikan shqiptar që ka një çështje të hapur me drejtësinë amerikane, është sërish Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat