Dy të rinj organizojnë lojëra fati në Kuçovë, arrestohet 26-vjeçari, tjetri shpallet në kërkim

Shqipëria

Dy të rinj organizojnë lojëra fati në Kuçovë, arrestohet 26-vjeçari, tjetri shpallet në kërkim

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 09:18
Foto Ilustrim

Policia ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe në kuadër të këtij operacioni ka vënë nën pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Policia ka konstatuar në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Xh.H., 26 vjeç (i dënuar më parë për këtë vepër penale) dhe proceduan penalisht shtetasin E.H., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat