Shpallet në kërkim 33-vjeçari, i gjenden 1.1 kg kanabis dhe automatik

Shqipëria

Shpallet në kërkim 33-vjeçari, i gjenden 1.1 kg kanabis dhe automatik

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:15
Armë zjarri automatik

Policia e Matit ka sekuestruar 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik.

Po ashtu, është shpallur në kërkim poseduesi i tyre, Gj. D., 33 vjeç dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

"Policia e Matit dhe Dibrës në bazë dhe bashkëpunimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke  ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat