Rama bën ndryshime të papritura në qeveri, kush është gazetari që merr postin e rëndësishëm

Shqipëria

Rama bën ndryshime të papritura në qeveri, kush është gazetari që merr postin e rëndësishëm

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:39
Qeveria shqiptare

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tre zëvendës ministra.

Konkretisht, Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke i zënë vendin Bardhylka Kospirit, e cila është liruar nga ky post.

Kospiri ka mbajtur postin e zv/ministres për gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste.

Po ashtu Enio Civici, gazetari i njohur i ekonomisë emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat