Garda do të mbrojë kryetarin e Partisë Demokratike

Shqipëria

Garda do të mbrojë kryetarin e Partisë Demokratike

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:41
Lulzim Basha

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi, i cili urdhëron Gardën e Republikës të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Grada janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokuror i Përgjithshëm, kreu i kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Disa prej personalitetet që u garantohet mbrojtja nga Garda:

Prokurorin e Përgjithshëm

Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit

Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare

Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat