Arrestohen 15 shoferë, pezullohen 75 leje drejtimi, vendosen 2421 gjoba

Shqipëria

Arrestohen 15 shoferë, pezullohen 75 leje drejtimi, vendosen 2421 gjoba

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Gjatë tre ditëve të fundit policia ka arrestuar 15 drejtues mjetesh nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se janë pezulluar 75 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 30 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore, 2421 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat