Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Now” të Erla Mëhillit tha se lideri i PD, Lulzim Basha ka bërë gabime të mëdha gjatë qëndrimit në opozitë.
Ai madje tha se në zgjedhjet e fundit vetë partitë opozitare kishin pak shpresa se mund t’i fitonin zgjedhjet.
“Ishim të detyruar që kapitenit të skuadrës, Bashës, të mos i jepnim pikë negative pasi ishim përballë një gare elektorale. E dinim që ishim në vështirësi sepse kishim lënë reformën territoriale dhe reformën zgjedhore e bëri siç donte (Rama), por nuk mund të thonim që do të humbim. Kjo ka qenë arsyeja”, tha z. Duka.
Për zhvillimet brenda PD ai tha se gjithçka duket se është kthyer në anarki dhe nuk bëhet më fjalë për debat që sjellë zhvillim.
“Debate sjellë zhvillim por këtu nuk bëhet më fjalë për debat, por ka përjashtim të njërës palë ose të tjetrës. Nëse në foltoren e Berishë thuhet Basha ik, Rama ik, peng kryetari dhe nga ana tjetër Basha thotë llumi i PD, etj., etj, në politikë çfarë nuk ndodh por lidhje organike nuk besoj se sjell kjo punë”, tha Duka.