Korça mbulohet me borë

Shqipëria

Korça mbulohet me borë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:52
Foto

Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës mëngjesin e sotëm.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3 gradë Celsius.

Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit, në fshatin Panarit dhe Shtyllë, Dardhë e Voskopojë.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme, përjashto aksin rrugor Shtyllë-Panarit, ku lëvizja duhet të bëhet me shumë kujdes, pasi krahas dëborës, në zonën më të lartë, atë të Mashkullorës, ka edhe mjegull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat