Kryeministri Rama ka folur me tone ironie pas situatës së krijuar mes kryedemokratit Basha dhe deputetit Eduart Shalsi, ku kreu i PD u nxeh me deputetin e PS,, ndaj të cilit ka reaguar me tone të ashpra dhe fyese.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri e cilësoi kreun e PD-së si një ‘burrë në pikë të hallit’.
Rama: Një shprehje keqardhje për atë logorinë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu. Zoti Lulzim dhe ta kam thënë disa herë publikisht dhe personalisht mos imito atë të foltores sepse origjinali është më i besueshëm se kopja. E sa më shumë klith ai si personazhi i Foltores, dukesh si personazhi i Qajtores.
Një burrë që vu kunjën me fjalë të cilat si prind pa diskutim u thua përditë fëmijëve se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave e grave të tjera dhe në sy të kushedi sa të tjerëve është një burrë në pikë të hallit, megjithatë hallin që ke sado ta qaj nuk ta zgjidhim dot.