Tabaku: Nuk mund ta kthejmë parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor

Shqipëria

Tabaku: Nuk mund ta kthejmë parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:04
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Parlamenti është kthyer në noteri që bën ndryshime në buxhet.

Demokratja theksoi se qeveria e ka kthyer Kushtetutën në fletore bakalli.

“Duhet guxim i madh këtu, jo vetëm që të flassh, por edhe të dëgjosh nga ata persona që nuk duhet të ishin as përfaqësues populli, jo më zëvendëskryeministër. Sa herë kam folur këtu, kam folur me fakte. Po leksione qytetarie nga këta që akuzojnë nga mëngjesi në darkë, s’pres. Parlamenti voton symbyllurazi. Nga mëngjesi në darkë e mbledhim parlamentin sa herë që flitet për qytetarët.

Por nuk mund ta kthejmë parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor që këto duan të bëjnë. 38 akte normative ndryshime kanë bërë gjatë vitit ë kaluar, 28 gjatë këtij viti. Kushtetutën e kanë kthyer në një fletore bakalli. A ka qeveri që në fillim të vitit 2021 do të vaksinojmë. Është minimumi i përgjegjësisë zyrtare dhe para qytetarëve dhe vijën nga shesin ne mend".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat