Tragjike, COVID-19 i merr jetën piktorit 30-vjeçar, mesazhi prekës i të atit: Tu shuan gjithë ëndrrat, po përgatiteshe për…

Shqipëria

Tragjike, COVID-19 i merr jetën piktorit 30-vjeçar, mesazhi prekës i të atit: Tu shuan gjithë ëndrrat, po përgatiteshe për…

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:24
Bab Kristia

Një 30-vjeçar është një prej viktimave më të reja të COVID-19 në vend. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Bab Kristia, një piktor i ri i talentuar që nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e tmerrshëm.

Lajmin e hidhur e ka dhënë i ati i viktimës, i cili shkruan se COVID-19 i preu të gjitha ëndrrat në mes Kristit.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba, piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar  betejën me COVID-in. Ti për ne ishe jeta, dielli, ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat  e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ia arrite. Gjithë ëndrrat e tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Drite i pastë shpirti!"

Ceremonia mortore do të zhvillohet  neseër, më dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e hotel Internacional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat