Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur në një dalje për mediat, pas takimit që pati me përfaqësues të senatit amerikan në prani të Ambasadores Yuri Kim.
Basha tha se temat e prekura me miqtë kanë qenë ato të demokracisë shqiptare, investimet amerikane në vend, anëtarësimi në Be dhe situata në rajon.
“Folëm për demokracinë shqiptare në udhëkryq. Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, veçanërisht situatën në Kosovë, të provokuar nga ringjallja e planeve hemogjeniste serbe mes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojën për të përforcuar praninë amerikane për të ndalur çdo lloj ofensive të forcave joperëndimore. Miqtë u interesuan për anëtarësimin në BE dhe nevojës që BE ti thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara, që në këtë rast Kryeministri dhe qeveria janë shkaktarët kryesorë”, tha Basha.
Kryedemokrati la të kuptojë se në këtë takim nuk janë diskutuar problemet e brendshme në PD, pas largimit të zotit Berisha nga grupi parlamentar.